“Lufta” e reperëve
Pasi i tha se ia vodhi këngën Noizy e ironizon keq Don Phenom
Armiqësia mes tyre ka vite që ka nisur.
Reperi Don Phenom së fundmi ka bërë një deklaratë ku ka thënë se Noizy ia ka vjedhur një nga këngët e tij, shkruan Ballkani.info.
E pasi deklarata e tij u bë kryelajm në rubrikat rozë, ka ardhur edhe një reagim nga ana e Noizyt.
Ky i fundit në Instagram ka hedhur një fotografi ku la një shkrim që është thumbim për Don Phenom, duke thënë se ishte në mendime se kujt do t’ia vjedh këngën e radhës.
Përpos se për Don Phenom, në medie sot u raportua se Noizy ka kopjuar tekstin edhe nga reperi Rick Ross. E nga kjo mund të kuptojmë që Noizy mbase edhe për këtë pjesë ka reaguar!/Ballkani.info/