Darka e Ushtrisë

Pasi e mposhti në Mitrovicë, Kadri Veseli ia jep dorën Agim Bahtirit! (FOTO)

Agim Bahtiri e kishte mposhtur dy herë radhazi PDK-në në Mitrovicë. Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës fillimisht, në zgjedhjet e para, nuk u mor seriozisht, mirëpo arriti që të hyjë në balotazh dhe aty ta mposhtte kandidatin e PDK-së aso kohe, Avni Kastratin.

Edhe katër vjet më pas, Agim Bahtiri mposhti kandidaten e PDK-së. Kësaj herë po ashtu në balotazh, mposhtin kandidaten e Kadri Veselit, Valdete Idrizin.

Aso kohe pati akuza dhe kundërakuza të forta ndërmjet Bahtirit dhe Veselit, respektivisht Bahtirit dhe PDK-së.

Edhe më pas, Bahriti nuk i ndali sulmet ndaj Kadri Veselit, shkruan Ballkani.info.

“Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri”, pati thënë Bahtiri.

Mirëpo, sonte pikërisht në Mitrovicë, në darkën e ftuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Agim Bahtiri është parë aty i pranishëm.

Bile në fotografitë e shpërndara në Facebook nga Ramiz Lladrovic, kryetar i Drenasit, kjo u pa si një aderim i mundshëm i Bahtirit në PDK.

E në një fotografi të re të Lladrovcit, Bahtiri dhe Veseli shihen duke i shtrenguar duart.
“Sa për sonte, mjaftone me këtë foto…!”, ka shkruar Lladrovci, duke e rritur edhe më shumë enigmën se çfarë ka ndodhur vërtetë sonte në darkën e Veselit. /Ballkani.info/