Pasi e lavdëroi, Marku ia kthen Luan Krasniqit: Jam rritur duke parë ndeshjet tua

Ish-boksieri i madh kosovar, Luan Krasniqi ka reaguar lidhur me meçin e madh të Florian Markut nesër.

“Nesër, në Tiranë, Florian Markun e pret një luftë e rëndësishme. Jam i bindur se me talentin e veçant dhe vullnetin e vendosmërin e tij, do te triumfon si edhe në luftën e kaluar. Unë e përgëzoj dhe uroj që me suksesin e tij të na gëzon edhe mëtej!”, shkroi Krasniqi.

E për këtë, ka reaguar edhe Florian Marku, shkruan Gazeta Express.

Në postimin e Krasniqit, Marku shkroi: Shumë i lumtur duke lexuar nga një legjend i boksit siç je ti këto fjalë. Jam rrit duke parë ndeshjet tua edhe sot ti shkruan për mua. Kjo është krenari. Faleminderit për përkrahjen do të bëj ty e të gjithë ju që më përkrahni krenar nesër”.

Marku do të boksojë nesër në stadiumin “Air Albania” në Tiranë