Pasi e gjobiti, shoferi në Suharekë kërcënon policin përmes rrjeteve sociale

Një person nga fshati Peqan i Suharekës është arrestuar, pasi që i njëjti, pas pranimit të një tikete kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor përmes rrjeteve sociale.

Tutje thuhet se i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

“Fsh. Peqan Suharekë 02.09.2022-18:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas pranimit të një tikete kundërvajtje, përmes rrjeteve sociale ka kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull  kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK0-së.