Pasi blenë Telekom Albania Bullgarët në garë për një tjetër operator

Pak ditë më parë u zyrtarizua blerja e Telekom Albania nga OTE në bashkëpunimin me investitorin Shqiptaro-Bullgar Elvin Guri për 50 milion euro.

Biznesmeni Bullgar Spas Roussev është në bisedime me Deutsche Telekom për blerjen e filialit Rumun të OTE, Telekom Romania.

Sipas mediave lokale bullgare, Roussev do ta blejë Telekom Romania së bashku me një partner tjetër.

Pak ditë më parë u zyrtarizua blerja e Telekom Albania nga OTE në bashkëpunimin me investitorin Shqiptaro-Bullgar Elvin Guri për 50 milion euro.

Bisedime për blerjen e filialit Maqedonas po në pronësi Deutsche Telekom pritet të nisin gjithashtu.

Kur bleu Telekom Albania, Roussev tha se marrëveshja ishte e para e një ekspansioni rajonal që do të ndodhë.

Ai tha se kishte për qëllim të ri konsolidonte një rrjet kompanish Ballkanase të telekomunikacionit.

Roussev gjithashtu është investitori më i madh në operatorin Bullgar Vivacom të cilin e bleu për 350 milion euro.