Pasi analisti ia kujtoi premtimin për rezultatin e VV-së, Gjinovci – Sylës: Çu dil jashtë

Profesori, Bujar Dugolli është përplasur me gazetarin Valon Syla rreth një premtimi që tha se Syla e kishte dhënë në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr mbi 40% të votave në Prishtinë.

Dugolli tha se Syla kishte deklaruar se nëse kjo ndodhë ai nuk do të dalë më kurrë në televizor.

“Kur u mbajt tubimi i Vetëvendosjes për Prishtinë, dhe ju qeshët me atë fushatë. Unë thashë Vetëvendosja i fiton mbi 60%, ti the që nëse VV-ja i fiton mbi 40% në Prishtinë nuk del më kurrë në televizor”, tha Dugolli.

Pas tij reagoi aktivisti Rron Gjinovci duke i kërkuar Sylës të dalë jashtë.

“S’është e vërtetë unë nuk kam thënë kurrë që nuk dalë në televizor, gabim e ke”, ia ktheu Syla.

“S’ma ka marrë mendja, kam mendu që Vetëvendosja nuk i merr mbi 40% në Prishtinë edhe kam gabu. Por ti Bujar e ke më lehtë me qëllu se ke qenë me secilën qeveri. Kur jeni prish me Ramushin jeni hi me PDK-në dhe jeni hi në Universitet mas asaj jeni hi në Vetëvendosje”, vazhdoi Syla ne t7.

Dugolli tha se Syla duhet të mbajë premtimin dhe të mos dalë me e torturu opinionin.

“Kjo është gënjeshtër e kulluar, unë e kam CV-në edhe e sheh çka kam qenë unë, mos fol palidhje. Ti duhet me zbatu premtimin dhe mos me dalë me torturu opinionin se je katastrofë”, tha Dugolli.