Princ Leka

Pas zërave për divorc me Elian, Princ Leka publikon kartolinën e Krishtlindjes vetëm me të bijën

Princ Leka ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve, por kësaj radhe vetëm me vajzën.

Kjo pas zërave për divorc nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, ndonëse nuk është konfirmuar akoma nga ana e tyre.

Me anë të një postimi të publikuar në Facebook, shoqëruar me disa foto të realizuara në sheshin “Skënderbej”, ai bëri urimin për festa krah të bijës.

Foto: Screenshot/Facebook

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes”, ka thënë ai.

Princi më tej shtoi: “Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë”.

Megjithatë, kësaj radhe është vënë re mungesa e Princeshës Zaharia, gjë që ka bërë të dyshohet edhe më shumë për raportin mes tyre.