Pas vrasjes së Indrit Çelës, një tjetër pronar plagos punëtorin që po kryente punime në banesë

Stefan Agolli 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë.

Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas duke qene edhe pronari i saj ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin Dashamir Lecini, 51 vjeç i cili ka qenë duke kryer punime.

I dëmtuari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.

Pak kohë më parë vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi vranë Indrit Çelën, teknikun e kondicionerit që po kryente punime në ndërtesën e tyre në zonën e Myslym Shyrit.

loading…