Jan Hetcer, këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme e Angela Merkel dhe këshilltari i saj për Ballkan Matthias Lichtenberg shkojnë sot në Beograd, lajmëron gazeta serbe “Blic”.

Ata të dy shkojnë në Beograd pas vizitës në Prishtinë, dhe sonte edhe nesër do të kenë takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për në përpjekje t’i ulin tensionet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, pretendon gazeta beogradase duke u thirrur në burime diplomatike.

“Ky takim është vendimtar kur flasim për ardhmërinë e dialogut dhe marrëdhëniet e dyja palëve”, pretendon burimi i “Blicit” nga qarqet diplomatike.

Hetcer dhe Lichtenberg momentalisht gjenden në Prishtinë, por paralajmërime zyrtare për shkuarjen e tyre në Beograd ende nuk ka.