I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pas vizitës në Kosovë ka vazhduar për në Beograd.

Lajçak aty është takuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Makro Gjuriq me të cilin kanë diskutuar për procesin e dialogut.

Kështu ka shkruar Lajçak në një postim në “X”.

“Në Beograd pata rastin të takohem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Prishtinë, më 18 qershor, tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke kujtuar se qasja në fondet e BE-së varet prej saj.

In Belgrade, I also had the chance to sit down with newly-appointed Foreign Minister @markodjuric. We discussed the Dialogue and Serbia’s EU-integration process. I wished him success in his new role. pic.twitter.com/JIrML2xhJZ

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 20, 2024