Ish-kryeministri suedez Karl Bilt ka komentuar edhe takimin mes presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë, Volodymyr Zelenskiy dhe Aleksandar Vuçiq, sot në Athinë.

Duke reaguar ndaj njoftimit të Zelenskyt për takimin me Vuçiqin, ai në llogarinë e tij në rrjetin social X ka shkruar se është pak e sikletshme për Ukrainën me problemin e Kosovës.

“Presion i fortë pro dhe kundër njohjes. Çështja e paprekshmërisë së kufijve, të cilën Zelensky e thekson, është e rëndësishme, por e papërshtatshme në rastin e Kosovës”, ka shkruar Bilt.

Para Bilt dhe raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Kramond ka reaguar për takimin e sotëm mes presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë. Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social X  ka shkruar se Vuçiq është takuar me Zelenskyn për të ushtruar presion.

Slightly tricky for 🇺🇦 with the 🇽🇰 issue. Strong pressure for and against recognition. The question of inviolability of borders, which @ZelenskyyUa refers to, is important, but tricky in the 🇽🇰 case. https://t.co/UjH684oG0g

— Carl Bildt (@carlbildt) August 22, 2023

LEXONI EDHE: