Reporterja e CNN, Natasha Bertrand, e cila e mbulon Sigurinë Kombëtare ka publikuar një urdhër të Shtëpisë së Bardhë, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e Donetzkun dhe Luhanskun, rajone këto të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të nxjerrë një Urdhër Ekzekutiv që do të ndalojë investimet, tregtinë dhe financimin e ri nga personat amerikanë për, nga ose në të ashtuquajturat rajone të Donetzkut dhe Luhanskut të Ukrainës.
Me këtë urdhër po ashtu i mundësohet SHBA-ja të vendosë sanksione çdokujt që operon në atë zonë.
“Presidenti Biden së shpejti do të nxjerrë një Urdhër Ekzekutiv që do të ndalojë investimet, tregtinë dhe financimin amerikan për, nga ose në të ashtuquajturat rajone DNR dhe LNR të Ukrainës”, ka shkruar ajo.








