Pas vendimit të KGJK-së, avokatët paralajmërojnë bojkot të punës

Oda e Avokateve të Kosovës ka marr një vendim në bazë të së cilit i bënë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ta tërheqë urdhrin e marrë me datën 27 dhjetor 2018 që ua ndalon të gjithë avokatëve që të hyjnë në Gjykatat Themelore të Kosovës si dhe në atë të Apelit dhe në Gjykatën Supreme pa ftesë, ose pa leje të kryetarit të Gjykatës përkatëse apo të gjyqtarit me të cilin ka punë.

Anëtarët e këshillit drejtues të Odës së Avokatëve e cilësuan vendimin e KGJK-së si të padrejtë, madje të pabazuar në asnjë ligj.

Në rast se Këshilli Gjyqësor nuk e tërheq urdhrin e datës 27.12.2018, Oda e Avokateve ka paralajmëruar bojkot të punës nga ana e të gjithë avokateve që nga data 09.01.2019, të gjitha këto u thanë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të OAK-ut.