Pas vëllait të Fatmir Limajt valë tjetër shkarkimesh në Telekom: Edhe 10 menaxherë pritet të largohen sot

Edhe gjatë ditës së sotme menaxhmeti i Telekomit të Kosovës pritet të vazhdojë me shkarkime të reja. Ky menaxhment ka vendosur që për shkak të përformancës së dobët të shkarkojë edhe dhjetë menaxherë regjional që kryesisht vijnë nga departamenti i shitjes.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili gjatë një intervistë ka paralajmëruar shkarkime të reja. Si shkaktar të këtyre shkarkimeve, Istrefi po e konsideron performancën e dobët të këtyre menaxherëve.

Derisa thotë se do të jetë i pakompromisë ndaj atyre që tregojnë performancë të dobët, i pari i Telekomit paralajmëroi çdo ditë shkarkime të tjera.Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi teksa ka folur për shkarkimet e djeshme brenda kësaj korporate publike, tha se janë bërë 6 shkarkime.

Istrefi ka dhënë sqarime lidhur me shkarkimin e Demir Limaj, drejtor i shitjes në Telekomin e Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shaban.

loading…