Pas vdekjes së policit të Kosovës, reagon Luizi: Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë vetëm asnjëherë

Dita e djeshme nuk ishte aspak e lehtë për Kosovën.

Kjo pasi një polic i Kosovës mbeti i vrarë pas një sulmi nga terroristë serbë.

Nuk kanë munguar ngushëllimet për familjarët e policit të vrarë.

Një i tillë erdhi edhe nga fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli.

Këngëtari shkodran ka bashkëndjerë me familjarët e policit, teksa është shprehur se Kosova nuk ka qenë e as nuk do të jetë vetëm.