Një tragjedi e re ka goditur filmin më të ndjekur “Fast & Furious”, pas vdekjes së protagonistit Paul Walker në vitin 2013 për shkak të një aksidenti me makinë.
Ditën e djeshme teksa po xhirinon filmin dubluesi i aktorit kryesor Vin Diesel, Joe Watts ka rënë me kokë nga një lartësi prej nëntë metrash.
Ai ka rënë në koma dhe është në gjendje të rëndë.
Sipas “Sun” aktori, i cili dëshmoi incidentin, ishte në gjendje shoku dhe shpërtheu në lot teksa rrëfente.
Xhirimet u ndërprenë menjëherë dhe një burim i tha revistës angleze:
‘Vin Diesel është parë në disa sekonda pas tragjedisë. Ai ishte i zbehtë, i tronditur dhe i përlotur. Ai e pa atë që ndodhi “.
Në një postim në Facebook e fejuara e tij Tilly Powell, ka shkruar:
‘Gjatë gjithë natës ka qënë në monitorim dhe kushtet janë të qëndrueshme. Zemra ime është shkatërruar. Familja dhe miqtë janë në anën e tij për ta ndihmuar atë të përballet me këtë. ”







