Pas tri orësh në polici, lirohet Zgjim Hyseni i PSD-së

Pas tri orë qëndrimi dhe marrje në pyetje nga Policia e Kosovës, është liruar aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni.

Hyseni dhe katër aktivistë tjerë të PSD-së u arrestuan nga policia pas aksionit në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku u kundërshtua pagesa e rrymës për serbët në veri.