Pas plot tri orësh, ish-presidenti Thaçi u largua nga QKUK-ja ku ishte për vizitë.
Gjykata Speciale ka liruar ish-presidentin Hashim Thaçi për një vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
E kur doli nga vizita, qytetarë të shumtë dolën për ta parë e përshendetur Thaçin, të cilin e përcollen me ovacione dhe thirrje të emrit të tij dhe UÇK, UÇK./Ballkani.info/







