Real Madridi

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Real Madridi pritet të ketë një afat kalimtar veror mjaft të ngarkuar, pasi disa prurje të reja pritet të zyrtarizohen siç janë Kylian Mbappe dhe Endrick.

Sidoqoftë, këta dy lojtarë pritet që të mos jenë të vetmit që gjiganti spanjoll do t’i transferojë për sezonin e ardhshëm, pasi planet janë që të bëjnë një lëvizje konkrete për yllin e Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Davies ka qenë objektivi kryesor i Real Madridit për krahun e majtë të mbrojtjes tash e sa kohë, dhe pasi që kontrata e tij me Bayernin do të skadojë në verën e vitit të ardhshëm, ata synojnë transferimin e kanadezit me një çmim të përgjysmuar.

Gjiganti bavarez do të pranojë shitjen e Daviesit këtë verë në rast se dy palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Sipas Relevo, Real Madridi janë të vendosur për të nënshkruar me Davies këtë verë, por ata do ta bëjnë këtë vetëm për më pak se 40 milionë euro.

Drejtuesit e klubit madrilen janë të relaksuar sa i përket kësaj situate, pasi ata nuk kanë nevojë urgjentë për të arritur një marrëveshje tani meqenëse ajo pozitë është e mbuluar nga Ferland Mendy dhe Fran Garcia, ndonëse preferenca e tyre mbetet që Davies të bëhet pjesë e ekipit.

Në momentin që arrihet marrëveshja me Bayernin sa i përket shumës së transferimit, atëherë marrëveshja me gjasë do të përfundonte shpejt pasi që Davies tashmë është pajtuar në lidhje me kushtet financiare me Real Madridin.