Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një grua, ky rast është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Një person ka lajmëruar rastin në polici se pas trajtimit jo të mirë të mjekëve në QKUK, ka ardhur deri tek vdekja e një gruaje e cila është familjare e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksioni, kurse rasti po hetohet.

“Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.