Pas tradhtisë së Piques, Shakira publikon foto me “dashurinë e saj të pastër”

Shakira ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi konfirmoi se po ndahet nga partneri i saj, Gerard Pique, me të cilin ka dy djem. Sipas asaj që është raportuar në media, ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë nga ana e futbollistit me një vajzë më të re.

Për më tepër, përpos dramës me babain e fëmijëve të saj, ajo po përballet me një tjetër betejë ligjore pasi rrezikon të dënohet me 8 vite burg. Disa javë më parë, mediat spanjolle raportuan se ylli kolumbian rrezikon 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë për evazion fiskal.

Sakaq, së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi me dy djemtë e saj, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin fjalët që kishte shkruar. Krahas fotos, ku ata shihen të përqafuar, ylli ka shkruar “Dashuria më e pastër”. Këto fjalë janë marrë si një thumb ndaj futbollistit të famshëm./abcnews.al