Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka shkruar presidentit amerikan, Donald Trump.
Kjo letër e Vuçiqit vije pasi që ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po ashtu i shkroi Trumpit.
Vuçiq, siç raporton Tanjug, në letër ka kërkuar përkrahjen për gjetjen e një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për Kosovën, transmeton Ballkani.info.
“Ekslenca juaj, i nderuari president, me lejoni që t’ju falemnderoj për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin Serbisë në rrugën evropiane, veçanerisht mbështetjen për përpjekjet tona që ta ruajmë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në letrën tuaj dashamirëse të 14 dhjetorit edhe një herë keni theksuar gatishmërinë e SHBA-ve që të ndihmojnë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për problemin shekullor të Kosovës. Me besoni, i nderuar president, se askush më shumë se vendi im nuk e dëshiron zgjidhjen, pasi që problemi i Kosovës është i rëndë, para se gjithash, për Serbinë dhe popullin serb.
Jemi të përkushtuar për dialog dhe atij i qasemi me guxim, duke menduar për të ardhmen e të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. I kemi përmbushur të gjitha obligimet tona nga marrëveshja e Brukselit. Megjithatë, Serbia nuk mund të zgjidh problemin e vetme. Pa marrë parasysh në dëshirën tonë, taksa të cilën e ka vendosur Prishtina për mallrat nga Serbia paraqet pengesë të pakaluaeshme në vazhdimin e dialogut.
Ajo jo vetëm që i bën dëm ekonomisë serbe, por edhe e cenon jetën e serbëve në Kosovë, drejtat e të cilëve duhet t’i mbrojmë. E theksoj edhe një herë: në momentin që Prishtina e heqë taksën e pakuptimë dhe të dëmshme, jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut në mënyrë që të gjejmë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Vuçiqit dërguar presidentit Trump. /Ballkani.info/







