Kosova po vazhdon sanksionet ekonomike ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Ekonomitë e këtyre shteteve kanë filluar të hetojnë pasojat sociale pas këtyre masave vet-mbrojtëse nga Qeveria e Kosovës.
Bashkimi Europian(BE) po vazhdon me presione publike ndaj Kosovës për ta larguar taksën e cila mbetet në fuqi. Në anen tjetër prodhuesit vendorë kanë përshendetur vendimin e Qeverisë që sipas tyre do të ketë ndikim në fuqizimin e ndërmarrjeve vendore.
Ballkani.info ka kontaktuar me “Odën e Afarizmit të Kosovës”, të cilët e kanë përshendetur vendimin e Qeverisë së Kosovës
“Ne si Odë e Afarizmit të Kosovës, e kemi potencuar në deklaratat tona që ky vendim do të duhej të merrej shumë kohë parë. Prandaj e kemi përshëndetur vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për rritjen e taksave kundrejt Serbisë dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikoj në rritjen e prodhimit vendor, do të rritet numri i të punësuarëve duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës ngaqë sipas Entit të Statistikave të Kosovës, nga 2010-a deri me tani 400 mijë qytetarë i kemi më pak, për shkak të pamundësisë së punësimit nw Kosovë. OAK beson që para marrjes së këtij vendimi, Qeveria e Kosovës është përgatitur për masa në mbrojtjen e prodhuesëve vendorë që shfrytëzojnë lëndën e parë nga këto dy shtete e sidomos nga Serbia”, theksoi OAK në emailin për Ballkani.info
Më tutje, Oda e Afarizmit të Kosovës”, beson që Qeveria duhet të rris përkushtimin për krijimin e kushteteve më të mira të bërit biznes.
Poashtu, OAK ka kërkuar që Qeveria të ndajë buxhet për prodhuesit vendorë gjatë orientimit të tyre në treg
“OAK përsërit kërkesën në vazhdimësi që Qeveria e Kosovës të rris përkushtimin për krijimin e ofertave për të bërë biznes në Kosovë në mënyrë që të krijohen kushte më të mira, kërkojmë që Kosova të krijoj produkte strategjike në bujqësi, ngaqë kemi oferta të jashtëzakonshme, kërkesa të investitorëve të huaj për sjelljen e investimeve në Kosovë por nuk kemi një zonë industriale, nuk ka ofertë për investime. Njëherësh OAK kërkon nga Qeveria që të ndajë një buxhet për prodhuesit vendorë gjatë orientimit të tyre në tregje të reja në mënyrë që kjo të mos ndikojë në rritjen e çmimeve. Gjithashtu OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rris kontrollet në kufi me Serbinë nga informaliteti që mund të ndodhë si pasojë e mungesës së plotë të kontrollit, siç është me shtetet tjera sepse kjo mund të dëmtojë rëndë prodhuesit. Ne si Odë, pothuajse për çdo sektor i dërgojmë kërkesa qeverisë, për rregullimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative”, përfundoi Oda e Afarizmit të Kosovës.
Në Kosovë ka filluar një mobilizim kundër produkteve serbe pas agresionit diplomatik serb kundër shtetësisë së Kosovës në INTERPOL. /Ballkani.info/







