NATO

Pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes, Stoltenberg: Ka progres historik në rritjen e investimeve në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se ka progres historik që është bërë në rritjen e investimeve në mbrojtje.

“Deri në fund të vitit 2024, aleatët evropianë dhe Kanadaja do të kenë shtuar më shumë se 600 miliardë dollarë për mbrojtjen që kur bëmë Betimin për Investimin e Mbrojtjes,” tha ai, duke shtuar se ai pret që 18 aleatë të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen këtë vit.

​ Ministrat e Mbrojtjes sot në takimin e tyre diskutuan gjithashtu për përparimin në rritjen e prodhimit të municioneve.

Stoltenberg e bëri të qartë se ekziston “nevoja për të kaluar nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti”, në mënyrë që të mbushen rezervat dhe të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë 10 miliardë dollarë amerikanë.

“Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me kualifikim të lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, tha Stoltenberg.

Ministrat gjithashtu e trajtuan edhe çwshtjen e mjedisit tw përkeqësuar të sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm konfirmoi se teksa “ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt ushtarak kundër Aleancës, NATO vazhdon të sigurojë se nuk ka vend për gjykime të gabuara në Moskë në lidhje me gatishmërinë tonë për të mbrojtur të gjithë aleatët”.

Me Steadfast Defender 24, stërvitjen më të madhe të NATO-s në dekada, aktualisht në vazhdim, aleatët po demonstrojnë aftësi dhe po testojnë aftësinë e tyre për të lëvizur me shpejtësi forcat në të gjithë Aleancën për të mbrojtur krahun lindor.

Në fund, aleatët zhvilluan një shkëmbim me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili u bashkua nga distanca në një takim të Këshillit NATO-Ukrainë.

Duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme, Stoltenberg mirëpriti njoftimet e fundit të mbështetjes – përfshirë nga Kanadaja, Finlanda dhe Norvegjia – që mbulojnë aftësitë kryesore si pajisjet dhe pjesët rezervë të F-16, si dhe mbrojtjen ajrore.

Ai më tej përshëndeti që një grup aleatësh po bashkohem me qëllimin për të dorëzuar një milion dronë në Ukrainë dhe se 20 aleatë të NATO-s kanë rënë dakord të formojnë një koalicion për Ukrainën.

Në takim, Ministrat e Mbrojtjes vendosën gjithashtu të krijojnë një Qendër të re të Përbashkët Analizash, Trajnimi dhe Edukimi NATO-Ukrainë në Poloni për të ndarë mësimet e nxjerra nga lufta e Rusisë dhe për të krijuar një strukturë për forcat ukrainase që të mësojnë dhe stërviten së bashku me homologët e tyre aleatë.

VIDEO BONUS: Djali i Ibrahim Rugovës, Uka, mori pjesë në promovimin e librit për Hashim Thaçin