Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është larguar nga Presidenca pas takimit me liderët shtetërorë kanë zhvilluar me presidentin Hashim Thaçin.
Veç Haradinajt nga ndërtesa e presidencës duke dalur janë parë po ashtu edhe zëvendësministrat Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj.
Të tre këta pas takimit me presidentin Hashim Thaçi patën menjëherë destinacion ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa pas disa minutash iu bashkua edhe bashkëkryenegociatori i dialogut, Shpend Ahmeti.
Burime te Ballkani.info kanë thënë se takimi në Presidencë është thirrur nga presidenti në mënyrë që të gjendet zgjidhja që taksa të pezullohet në afat sa më shpejt, në të kundërtën Kosova rrezikon seriozisht marrëdheniet me Amerikën.
“Po shihen modelitetet që taksa të pezullohet sa më shpejt. Kosova ka marrë tashmë sinjale të qarta nga Uashingtoni se taksa duhet pezulluar, jo hequr, menjëherë. Pezullimi i taksës do t’i ripahte bisedimet me Serbinë në mënyrë që marrëveshja finale të përmbyllet shpejt”, ka thënë një burim i afërt me takimin.
Një burim tjetër, i ka thënë portalit tonë se kryeministrit Haradinaj ka afat të qartë që deri të hënën ta pezullojë taksën, në të kundërtën do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare brenda 45 ditësh. /Ballkani.info/







