Pas takimit në LDK, flasin zyrtarë të AAK’së dhe Nismës

Sot gjatë ditës është mbajtur një takim në mes të zyrtarëve të LDK’së, AAK’së, e Nismës në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit me të mandatuarin për kryeministër, Avdullah Hotin kanë folur zyrtarë të AAK’së dhe Nismës.

Deputeti Endrit Shala ka deklaruar se sot janë takuar me qëllim të harmonizimit të programeve.

“Takimi i sodit ka pas të bëjë me harmonizim të pikave programore të subjekteve politike me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës”, tha deputeti i Nismës.

Në anën tjetër, sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri tha se takimi ka shkuar mirë mirëpo, që deri më tani nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Ai ka folur edhe për vendimin e kushtetueses.

“Takimi shkoj shumë mirë ishte takim pune, diskutuam planifikim programor, ecim tutje, vazhdojmë komunikimt nuk ka diçka të jashtëzakonshme.

Lënda është në kushtetuese, kushdo prej akterëve që kërcënon ose interferon e ka gabim, bie ndesh me rregullin kushtetues”, tha ai.