Suhareka

Pas takimit me Muharremajn, ambasadori Rohde e shpall Suharekën kryeqytet të sportit

Gjashtë ambasadorë të vendeve të bashkimit evropian dhe shefi i BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog kanë qëndruar për vizitë në komunën e Suharekës në të cilën janë pritur nga kryetari Bali Muharremaj.

Ambasadorët e vendeve evropian gjatë takimit kanë diskutuar për tema të ndryshme në mesin e tyre edhe për sportin në të cilin klubet suharekase janë duke shënuar suksese.

Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde në një postim në rrjetin social “X” e ka quajtur Suharekën kryeqytet joformal të sportit.

“Patëm një shkëmbim të mirë me kryetarin Muharremaj të Suharekës – kryeqytetit sportiv jozyrtar të Kosovës – me ekipet e saj të suksesshme në basketboll, futboll dhe volejboll”, ka shkruar Rohde.