Imer Zeqiri

Pas takimit me ministrin Sveçla, sindikalistët me shpresë për plotësimin e kërkesave

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, u ka dhënë shpresë se kërkesat e tyre do të realizohen shpejt.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Zeqiri tha se nga ministri Sveçla morën informata se edhe sa i përket infrastrukturës së objekteve policore dhe mjeteve logjistike kanë filluar procedurat e tenderimit.

“Përmirësimin e objekteve policore, mjeteve logjistike, ministri na njoftoi se cilat janë të arriturat, sa ka pas investim kapitale për Policinë e Kosovës që ishin krahasuar me vitet e kaluara, një investim 3 fish më shumë dhe kanë investuar edhe në objekte policore edhe pse e pranoi se nuk është e kënaqshme dhe krejt kjo edhe në shumë çështje tjera në ivestime kapitale ..në disa çështje ku kanë ngec këto inevsitme kapitale u adresua fajtori te çështja e prokurimit..kërkesë e jona ishte të përshpejtohen procedurat e tenderimit”, tha Zeqiri.

Ndërsa, sa i përket shtesave të rrezikshmërisë së policëve, Zeqiri tha se është formuar një komision qeveritar i cili është duke punuar në këtë drejtim për çka janë pajtuar që të presin rekomandimet e komisionit.

“Kurse kushteve tjera biseduam edhe për një kërkesë sa i përket shtesës së rrezikshmërisë, për këtë na tha se është formuar një komision dhe do të del me një vlerësim, është çështje e atij komisioni që këto njësi të falsifikohen si staf deficitar dhe pastaj do të jetë një pagë e dinjitetshme për ta”, tha Zeqiri.

Ai tha se afat kohor nuk morën nga ministri Sveçla, por sipas Zeqirit ministri u ka premtuar se do të përfillen aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe u ka premtuar se më herët se gjashtë muaj këto kërkesa do të realizohen.

VIDEO BONUS: