Pas takimit me liderët opozitarë, Escobar takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Lista Serbe përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se përfaqësuesit e saj janë takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovën-Serbi, Gabriel Escobar, i cili ka qëndruar këtë të mërkure për vizitë në Kosovë.

“I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor u takua me kryetarin e Listës Serbe, kreun e klubit parlamentar dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë politike”, thuhet në njoftim të shkurtër të Listës Serbe.

Escobar gjatë vizitës në Kosovë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ablin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani.

Fjalimi i Escobar pas takimit ishte shumë i shkurtër dhe tepër formal, duke prekur vetëm vija të përgjithshme të partneritetit e miqësisë amerikano-kosovare.

“Qëllimi i vizitës time është të shohim rrugë për ta thelluar bashkëpunimin që kemi me Kosovën. Këtë aleat shumë shumë të mirë, shumë të afërt”, pohoi diplomati amerikan në Prishtinë.

Escobar sot ka takuar edhe kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, si dhe liderët e opozitës kosovare.