Pas takimit me kryetarët e veriut, Hovenieri i shkon në zyre Osmanit

Pas rreth dy orësh, ka përfunduar takimi mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me dy kryetarë të komunave veriore.

Në këtë takim kanë marrë vetëm dy nga katër kryetarët e komunave veriore: Ilir Peci, kryetar i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Pozokut.

Ndërsa dy kryetarët e komunave në veri të cilët përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje, nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Ende nuk dihet se çfare është diskutuar në këtë takim si dhe dy kryetarët ende nuk kanë dalu nga zyrat e BE-së

Pas përfundimit të këtij takimi Jeffrey Hovenier ka vazhduar drejt zyrës së Presidencës