Kryeministri i Shqipërisë

Pas takimit me Hotin, Rama zbulon dy objektivat e përbashkëta: Nëse na lë koronavirusi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar dy aktivitete për të cilat tha se kanë rënë dakord me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për t’u zhvilluar në vjeshtë.

Pas takimit, Rama dhe Hoti kanë dalë në një konferencë për mediat, ku Rama foli për temat e biseduara mes dy homologëve.

“Kemi rënë dakord për një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive me shpresën se situata jo e lehtë lidhur me COVID-in të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Ashtu sikurse jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me COVID-in do na e mundësojë këtë në tiranë në pall e kongreseve në nëntor, ku dëshirojmë që dy qeveritë tona të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e bashkive apo komunave siç quhen në Kosovë së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare patjetër dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e qeverisjes vendore”, deklaroi Rama.