Lidhje Demokratike e Kosovës duket më e bashkuar se kurrë.

Pas takimit me ambasadorin Philip Kosnett, Lutfi Zharku, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu kanë vendosuar të hanë drekën së bashku.

Këtë e ka bërë të ditur Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku duke postuar një foto së bashku me kolegët e tij.

” Edhe sot bashke!”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme partiake, ku Isa Mustafa, u rizgjodh përsëri kryetar i LDK-së.

Për këtë Mustafa e priti në takim ambasadorin e SHBA-së të cilët nuk treguan se çarë biseduan në selinë e LDK-së.

loading…