Pas supergolit dëmtohet Messi, te Barça frikësohen të gjithë!

Barcelona po barazon 2-2 përballë Valencias.

5 minuta pasi Leo Messi realizoi supergolin që vendosi barazpeshën, argjentinasi del nga fusha pasi ndjen dhimbje në kofshën e djathtë.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore 5 herë fituesi i “Topit të Artë” rikthehet në fushë duke çaluar por që u shoqërua me duartrokitje nga tifozët katalanas.

Barcelona i frikësohet dëmtimit të Messit pasi në muajin shkurt e presin duele të rëndësishme në Champions dhe “El Clasico” ndaj Real Madridit.