Pas suksesit të këngës “Tavolina e mërzisë”, Elvana ka për të thënë diçka

Kënga e re e Elvana Gjatës u mirëprit nga publiku.

Elvana Gjata mbrëmë u rikthye me projekt të ri muzikor dhe kënga “Tavolina e mërzisë” për një ditë arriti të marrë shumë klikime në Youtube, shkruan lajmi.net.

Sot kur suksesi i saj tashmë është i garantuar Elvana i ka thënë disa fjalë në Instagram, kështu duke i falënderuar bashkëpunëtorët, veçanërisht Aida Barakun e Armend Rexhepagiqin.

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku jane 2 legjenda te Kosoves dhe jam krenare qe punuam bashke!
Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje..Faleminderit Darko Dimitrov, më i miri ! Te jem e sinqerte ndjesia eshte gjithmone si heren e pare… dhe smund te rri pa thene qe me ben pafund te lumtur qe ju prek zemren kjo kenge njesoj si mua.. Shijojeni”, ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/BuYT8JoBY32/?utm_source=ig_web_button_share_sheet