Foto

Pas spekulimeve për ndarje nga Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj “bëhet e gjallë” – publikon një sekuencë të këngës së re

Artistja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është duke përgatitur një projekt të ri muzikor edhe pas raportimeve të shumta për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.

Myrtezaj, si duket nuk ka të ndalur dhe nuk po lejon që jeta e saj personale të përfshihet në karrierën e saj muzikore.

Së fundmi, ajo publikoi një “InstaStory” një sekuencë të këngës të cilën pritet ta publikojë së shpejti.

Nga aspekti i krijimtarisë muzikore, kënga si duket mund të prekë thellë të gjithë adhuruesit e saj, duke dëgjuar vetëm disa sekonda të saj.

“Po tregoj vetëm një grimcë të gjendjes që do të përjetoni nga kjo këngë… Mezi pres ta dëgjoni”, shkroi Xhensila në postimin e saj.

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Ajo është padyshim një ndër artistet më të njohura shqiptare, e cila përgjatë viteve ka mbledhur një sërë adhuruesish.

Së fundmi, spekulime dhe raportime të shumta kanë vërshuar lidhur me relacionin e saj me Bes Kallakun, për të cilët thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes dhe kanë nisur procedurat për divorc. /Telegrafi/