Pas shumë përplasjeve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarëve tjerë të KQZ-së dhe kryetares së këtij komisioni, Valdete Daka e ka mbyllur mbledhjen.
Ajo ka thënë se mbledhja nuk mund të vazhdojë në kushte të tilla.
Pas LDK-së, mbledhjen e KQZ-së e lëshon edhe PDK-ja
Edhe ketë herë ka vazhduar diskutimi mes Valdete Dakes dhe Sami Kurteshit, ku është thënë nga Daka se me këto rregulla edhe në 2019 ka fituar VV-ja e nuk janë rregulla të reja, e që me këtë nuk është pajtuar Kurteshi. Mbledhjen e ka lëshuar edhe Arianti Elshani i PDK-së.
Pas kësaj përplasje, ku ai ka thënë se derisa nuk vazhdohet me rend dite nuk ka pse të rrijë në mbledhje.
Para tij, mbledhjen e ka lëshuar Sabri Hamiti i LDK-së.
380 zarfet të cilat kanë qenë me vule të postës së Kosovës kanë përplasur Sami Kurteshin me Arianit Elshanin. Ky i fundit i ka thënë Kurteshit që ato janë prej Graçanicës dhe të kondrabanduara, e Kurteshi ka thënë se duhet të dërgohen në Prokurori e të bëhen transparente.







