Dua Lipa ka qenë shumë e angazhuar në profesion gjatë kësaj periudhe.

Dua Lipa gjatë kësaj kohe ka punuar rreth këngëve të reja si dhe ishte e pranishme në eventet më prestigjioze në botë.

Pas gjithë këtyre angazhimeve, këngëtarja ka vendosur të nis pushimet, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie.

Dua ka treguar valixhet që ka bërë gati, por nuk ka treguar destinacionin që ka zgjedhur për të pushuar.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin.