Pas Shtëpisë së Bardhë Vjosa Osmani pritet edhe në State Department. Takohet me Palmerin

Pas takimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër të Këshillit për Siguri Kombëtare, kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar sot edhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Osmani ka thënë se me Palmer kanë diskutuar për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA’së dhe për punët e rëndësishme të cilat e presin Kosovën.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matheë Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, ka shkruar Osmani.

loading…