Leonora Poloska ka publikuar projektin e saj më të ri.

Këngëtarja nga Maqedonia i ka dhënë fund pauzës së saj për rreth shtatë vitesh që i ka munguar skenës duke publikuar një këngë.

“S’ishte fat” mban titullin kënga, e cila vjen e realizuar edhe me një videoklip të thjeshtë, e cila ka qenë kërkesë e vetë këngëtares.

Kënga i përket zhanrit baladë, që është edhe stili që e karakterizon këngëtaren, ndërsa flet për një dashuri të humbur.

Pas kësaj kënge, Leonora ka paralajmëruar edhe disa projekte të tjera që do të publikohen radhazi.

loading…