Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga ana e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për katër komunat Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potoku dhe Zveçan nga, Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të mbajë takim sot në ora 18.00
“Po, sot në orën 18:00 do të ketë mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” ka pohuar për Ballkani.info zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Kryetarët e këtyre katër komunave, Lista Serbe, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre më 27 nëntor të vitit të shkuar.
Shkas për dorëheqje, sipas tyre, ka qenë vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë./Ballkani.info







