Pas shpalljes së Sali Berishës ”non grata”, Departamenti i Shtetit në Washington thotë se do të vazhdoj me persona të tjerë

Pas shpalljes person non grata të ish-kryeministrit Berisha, Politiko.al ka kontaktuar me Departamentin e Shtetit në Washington me pyetjen ‘nëse ka zyrtarë të tjerë shqiptarë në listën e zezë amerikane?’.
“Departamenti i shtetit do të vazhdojë të përdorë autoritetin dhe të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsion në rrafsh global”, sqaron DASH.

“Në varësi të rrethanave të veçanta disa përcaktime bëhen publikisht dhe disa të tjera privatisht“, shtohet në komunikim.
Zyrtari i DASH shton se sapo Sekretari i Shtetit merr informacione të besueshme që një zyrtar është i përfshirë, direkt ose indirekt, në korrupsion domethëns, ai është i detyruar ta identifikojë atë zyrtar bashkë me familjarët nën seksionin 7031c.
Pyetjes tjetër të Politiko nëse informacionet për Berishën kanë shkuar nëpërmjet Ambasadës amerikane apo agjencive të inteligjencës, zyrtari i DASH thotë se “Sekretari i shtetit ka burime të besueshme”