Pas Shkëlzen Gashit e Rron Gjinovcit edhe Enver Robelli dëshpërohet nga Kurti

Lideri i VV’së, Albin Kurti, duket se ka dëshpëruar përkrahësit e tij me veprimet e fundit.

Deklarata e Kurtit se krerët e UÇK’së duhet të mbrohen nga shteti i Kosovës dhe se Gjykata Speciale është e padrejtë ndaj shqiptarëve duket se ka prekur edhe ata që atij i besonin verbërisht.

Ishte fillimisht ish-këshilltari i tij Shkëlzen Gashi që e kritikoi për veprimet.

Pastaj zhgënjim ndaj Kurtit shpërfaqi edhe analisti Rron Gjinovci, ndërsa tani edhe gazetari që përherë e mbështet atë, Enver Robelli.

“Prej “Hashim, shko në Hagë”, “Thaçi vetëm ka mbetur ta martojë djalin me vajzën e Vuçiqit” e deri te akuza aluduese se Thaçi mund të jetë i përzier në zhdukjen e Behajdin Hallaçit. Të gjitha këto i ka thënë lideri i “pagabueshëm” i popullizmit vetëvendosës”, shkruan Robelli në një postim në Facebook.

“Tash, përnjëherë, e ndërron kasetën për arsye elektorale, madje duke i ofruar strehë edhe “kryetarit të Gjykatës së UÇK-së” dhe duke ia lëshuar atij certifikatën e patriotit. Sepse kush është patriot në këtë vend, për këtë vendos lideri vetëvendosës në zyrën e tij. Nganjëherë, kur shihet ndonjë leverdi elektorale, tradhtari i djeshëm bëhet sot patriot, e patrioti i sotëm nesër lehtësisht mund të bëhet tradhtar. Punë prioritetesh”, shton ai.