UNRWA

Pas SHBA-së, Kanadës, Australisë dhe Italisë edhe Britania ndalon fondet për UNRWA

Mbretëria e Bashkuar pas ShBA-së, Kanadës, Australisë dhe Italisë e ka ndaluar financimit për UNRWA-n mes një hetimi nëse disa nga stafi i agjencisë së OKB-së morën pjesë në sulmet e 7 tetorit.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme tha se Mbretëria e Bashkuar ishte “e tmerruar” nga pretendimet, shkruan Sky News.

“Mbretëria e Bashkuar po ndalon përkohësisht çdo financim të ardhshëm të UNWRA-s ndërkohë që ne i shqyrtojmë këto pretendime në lidhje me akuzat”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të marrë ndihma humanitare për njerëzit në Gaza të cilët kanë nevojë dëshpërimisht për të”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

VIDEO BONUS: Sveçla: Dje ne Zveçan e sot në Dragash jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Kosovës