Pas rrokullisjes me traktor vdes një 48-vjeçar në Potok të Podujevës

Një 48-vjeçar ka vdekur në fshatin Potok të Podujevës.

Kjo si pasojë e një aksidenti me traktor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se dyshohet se një traktor derisa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura ishte rrokullisur.

“Rreth orës 11:00 është raportuar për një rast, lëndim i rëndë trupor, në fshatin Potok të Podujevës. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes.Mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani, është rrokullisur. Në këtë rast një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që i janë shkaktuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha për Klan Kosova.

Ajo shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Trupi i pajetë i viktimës F.K mashkull 48 vjeç është dërguar për obduksion ndërkohë që policia po e heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.