Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka porositur përsëri qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maskat transmeton ballkani.info
Gjithashtu u theksua fakti se duhet pastruar duart disa herë në ditë nga 20-30 sekonda, pasi virusi gjendet akoma në mesin tonë.
Nga IKSHPK u tha se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të dhëna nga institucionet përgjegjëse.
“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa! Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve!”, thuhet në komunikatë. /Ballkani.info/







