Pas Rrahmanit edhe një tjetër deputet i VV-së del kundër vendimit të Kurtit për pagat e mësimdhënësve

Thirrjes për ekzekutim të pagave për mësimdhënësit grevistë, i është bashkuar edhe një deputet tjetër i partisë në pushtet, Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Alban Bajrami ka kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjej alternativë për kompenzimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës.

Sipas tij, Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të koordinohen me SBASHK-un që të gjejnë konsensus të përbashkët në mënyrë që të bëhet zgjidhja më e mirë për nxënësit.

“Qeveria të merret vesh me SBASHK-un edhe me bashkëpunu me ministrinë e Arsimit për zëvendësimin e orëve, duhet të ketë koordnim për orët e humbura sepse janë orë të quara dëmë, duhet të kompenzohen përmes ditëve të festave ose të gjindet ndonjë mundësi tjetër. Duhet të gjejnë një konsensus Qeveria me SBASHK-un dhe me Ministrinë e Arsimit. Pagat duhet të ekzekutohen”, tha deputeti Bajrami në Kanal 10.