Pas rrahjes së infermierit në Mitrovicë, vjen reagimi nga SHSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, ka dënuar sulmin ndaj infermierit R.U në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Tutje kanë ftuar organet e drejtësisë që të zbardhin rastin, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme. Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, vijon reagimi i tyre.