Pas rizgjedhjes kryetar, VV-ja sërish i lutet Isa Mustafës për koalicion

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kërkojnë ndihmën e Isa Mustafës dhe LDK’së që ta bëjnë Albin Kurtin Kryeministër. Po thonë se nëse Isa Mustafa s’i ndihmon Kurtit të bëhet Shef i Qeverisë do të ndëshkohet me vota nga qytetarët.

Yll Rugova e ka përdorë strategjinë e njëjtë me Albin Kurtit kur i ka kërkuar sot Isa Mustafës të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i VV’së që dikur i thurte lavde Shpend Ahmetit e më vonë akuzonte rëndë, ka folur me kompetencë të plotë, në emër të qytetarëve të Kosovës. Ka thënë se ata po presin një koalicion VV-LDK.

Madje, ka parashikuar se nëse LDK s’pranon ta bëjë Kurtin Kryeministër do të ndëshkohet prej qytetarëve.

“Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë. #qeveriakurti”, ka shkruar Rugova, në një reagim në fb.

Dikur zyrtarët e Vetëvendosjes kishin përdorur gazlotjësjellës, sprej dhe i kishin shkuar në shtëpi Isa Mustafës, i cili ishte Kryeministër. Atëkohë, zyrtarët e VV’së i referoheshin LDK’së si hajna të ligës së dytë.

Edhe Yll Rugova lëshonte akuza të njëjta ndaj Isa Mustafës dhe LDK’së.

Dikur thoshte se Isa Mustafa dhe LDK vazhdojnë të jenë të njëjta që kanë bërë Thaçin President dhe që e kanë shkatërruar Prishtinën me abuzime e korrupsion.

“Duhet mos të mashtrohemi. LDK vazhdon me qenë e njejta që e ka zgjedhur Hashim Thaçin president (të cilin do ta “gëzojmë” edhe nja 4 vjet), është e njejta që ka mundësuar udhëheqjen e PDK-së me vite të tëra, është e njejta që duke mos qenë konstruktive në opozitë mundësoi që PDK-ja edhe njëherë me Ramushin të jetë pjesë e qeverisë, e njejta që e ka shkatërruar deri në atrofi Prishtinën me ndërtime pa leje, me abuzime, e me korrupsion”, kishte shkruar Rugova në Fb.

Tash, Yll Rugova ka paralajmëruar se nëse LDK duhet të bëjë hapin historik për ta mbështetur Qeverinë Kurti.

“Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat. Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë”, ka shtuar ai.

loading…