Pas rikthimit, Tunën e sulmon keq opionisti i njohur

Këngëtarja e famshme, Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna ka mbajtur një koncert ku prezantoi albumin e saj të ri e fakti që koncerti vinte pas një shkëputjeje për disa kohë të saj nga muzika bëri bujë të madhe në mediat rozë.

Shumë nga gazetat shkruanin për të, madje njëra prej tyre kishte këtë titull: Tuna Sejdiu rikthehet në skenë si diva, koncert nën masa të rrepta sigurie me Armend Rexhepagiqin dhe Yll Limani.

Ky lajm nuk mund t’i shpëtonte as opionistit shqiptar, Olti Curri i cili e ka ‘thumbuar’ këngëtaren duke shkruar disa fjalë për të:

‘Ku e panë divën në këtë koncert? Tek fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor? Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hap krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës dhe balerinëve. Po masa sigurie pse? Tuna s’ka lënë fast-food pa kënduar dhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste’.

Në këtë koncert morën pjesë shumë gazetarë, fytyra të njohura publike e miq dhe mikesha të Tunës.