Pas reciprocitetit, Dafina ka dy fjalë për Kryeministrin Kurti

Këngëtarja Dafina Zeqiri nuk është se ka qenë ndonjëherë edhe aq politikisht aktive.

Por, gjërat kanë ndryshuar së fundmi.

Me ardhjen e Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani në detyrë, çdo herë e më shumë, Dafina shprehet duke përkrahur dyshen e krerëve të shtetit.

Njëjtë ka vepruar sot pas vendimit të Kryeministrit për të zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave.

Ajo ka postuar një fotografi të Kurtit në seancën e sotme të Kuvendit duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për vendimin.

“Yes sir” – ka deklaruar Dafina sikur do të tregojë se është rreshtuar si “ushtare e bindur” e Kryeministrit Kurti.

No description available.